Ndarja nga Brikena, reagon për herë të parë Mateo

May 28, 2026


Pas lajmeve që qarkulluan në mediat rozë mbi një krisje të mundshme me Brikena Selmanin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Mateo Borri.

Dyshimet për përfundimin e romancës së tyre nisën pasi dyshja fshiu fotot e përbashkëta nga profilet zyrtare dhe hoqi njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, shoqëruar edhe me një postim të Brikenës me një emoji të një zemre të thyer.

Mes gjithë këtyre diskutimeve online, Mateo ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrë indirekte përmes një postimi në llogarinë e tij në Instastory. Ai ka ndarë një imazh nga Elbasani, qyteti i tij i lindjes, ku shfaqet i rrethuar nga disa fëmijë duke bërë shenjën e paqes me duar.

Krahas kësaj fotografie, Mateo ka shkruar vetëm fjalët: “Një ditë normale në Elbasan”.

Ky qëndrim i tij i qetë po interpretohet nga ndjekësit si një përpjekje për të treguar se po vazhdon përditshmërinë e tij larg dramave mediatike, ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende një sqarim të hapur se çfarë çoi në fshirjen e fotove dhe ndërprerjen e komunikimit në rrjetet sociale.



Source link