Hafiz Gagica mbetet veprimtar i paepur i çështjes kombëtare
9
Hafiz Gagica ishte pjesëtar i asaj plejade të veprimtarëve e atdhetarëve shqiptarë, të cilët e vunë në plan të parë idealin e lirisë e pavarësisë së Kosovës.
Puna e tij si kryetar i Degës së LDK në Gjermani dhe kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në diasporë, ka qenë kolosale. Hafizi ishte njeri që nuk ndalej kurrë. Hafizi ishte fjalëmbël, por i vendosur, dashamirës por kokëfortë në idealin e vet, i durueshëm, por pa dilema në rrugën që kishte zgjedhur.
Andaj , lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur dhimbje dhe emocione të mëdha te bashkëpunëtorët, miqtë dhe bashkatdhetarët në Kosovë, Gjermani dhe më gjerë, ku Hafiz Gagica njihej si njeri i fjalës, i besës dhe i sakrificës për interesat kombëtare.
Me fjalë emocionuese shënon ně profilin e tij edhe Filantropi i njohur Lazim Destani , i cili ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Hafiz Gagicës, duke e cilësuar atë si një veprimtar të paepur të çështjes kombëtare.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Destani tha se lajmin për vdekjen e mikut të tij të moçëm e mori me dhembje të thellë.
“Emri i Hafizit do të mbetet përgjithmonë i skalitur në kujtesën tonë si veprimtar i paepur i çështjes kombëtare që gjithë jetën ia kushtoi atdheut”, shkroi ai.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit, duke lutur që ai të shpërblehet me Xhenet dhe familja të gjejë forcë për ta përballuar humbjen.
“Në paqe u prehtë shpirti i Tij”, thuhet në fund të mesazhit të Destanit.
