Ola surprizon vjehrrën për ditëlindje me këtë urim

May 26, 2026


Lidhja e dashurisë mes Olës dhe Adionit, e cila lindi nën dritat e vëmendjes në spektaklin “Ferma VIP 3”, po rezulton të jetë një nga historitë më të forta dhe më të konsoliduara të formateve.

Menjëherë pas daljes nga formati, çifti i njohur kurorëzoi ndjenjat e tyre me fejesë duke treguar se planet e tyre për të ardhmen ishin mjaft serioze. Që nga ai moment, dyshja nuk i ka kursyer daljet dhe postimet e përbashkëta, ku shihen mjaft të lumtur pranë familjarëve të njëri-tjetrit.

Raporti i shkëlqyer që Ola ka ndërtuar me familjen e Adionit është reflektuar sërish në rrjetet sociale përmes një urimi.

Teksa vjehrra e saj, Adelina feston ditëlindjen, Ola nuk ka ngurruar të ndajë një imazh mjaft të ngrohtë ku shfaqet duke u përqafuar me të.

“Urime ditëlindjen! Festofsh edhe 100 të tjera pranë nesh!”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke i vendosur vjehrrës edhe një emoji kurore mbi kokë si shenjë respekti dhe vlerësimi të madh.

Ky urim i ëmbël vjen vetëm pak ditë pasi ish-fermerja tregoi se po i përshtatet më së miri traditave si nuse e re. Gjatë një vizite në vendlindjen e Adionit, në Gjakovë, Ola ndau me ndjekësit një video ku shfaqej duke u shërbyer kafen vjehrrës dhe familjarëve të tjerë të Adionit.

Këto detaje tregojnë qartë se marrëdhënia mes dy grave të jetës së Adionit është më e fortë se kurrë, dhe se Ola tashmë është mirëpritur me krahë hapur e dashuri të madhe në familjen Puka.




Source link