Mes lotësh e emocionesh, nëna e Shpatit ka vetëm dy fjalë për Pandorën – Kape Lajmin
Pas rrëfimit prekës të këngëtares Pandora në emisionin “1 Kafe me Labin”, ku tregoi mbështetjen që po i jep djalit të të ndjerit Shpat Kasapi për trajtimet mjekësore, vëmendja e publikut është përqendruar te kjo kauzë humane që ka prekur zemrat e mijëra shqiptarëve.
Premiera e këngës dedikuar Roelit të vogël, si dhe letra publike e Selvijes, ku ajo tregonte se djali i saj që dikur nuk fliste tashmë po bën përparime falë terapive, kanë ngjallur emocione të mëdha në opinion.
Në këtë atmosferë mirënjohjeje dhe ndjeshmërie, nuk mungoi as reagimi i nënës së Shpatit. Gjylymsere Kasapi, e prekur thellë nga mbështetja që po i jepet nipit të saj pas humbjes së rëndë të djalit, ka falënderuar publikisht Pandorën për gjithçka që po bën për familjen.
Përmes një komenti në rrjetet sociale tek “Artistët Shqiptar”, ajo shprehu emocionet dhe mirënjohjen e saj me disa fjalë prekëse:
“E bukura dhe e dashura Pandora! Jam emocionuar me idenë tënde! Të falënderoj për çdo gjë që bën për Roelin dhe Selvijen, të përqafoj fort”, ka shkruar zonja Gjylymsere.
Fjalët e saj tregojnë dhimbjen, por edhe shpresën që kjo mbështetje u ka sjellë në ditët më të vështira për familjen Kasapi.
Edhe vetë Pandora, gjatë emisionit, foli me shumë vlerësim për Selvijen, duke thënë se sapo e kishte takuar kishte kuptuar forcën e saj si nënë dhe se ishte gjykuar padrejtësisht nga publiku.
“Lum ai djalë për nënën që ka”, u shpreh këngëtarja.
Sot, si nëna e Shpatit ashtu edhe Selvija, janë bashkuar në një zë falënderimi për artisten që po ndihmon Roelin e vogël të vazhdojë terapitë dhe rrugëtimin e tij drejt përmirësimit.