Vanesa ka reaguar publikisht lidhur me situatën e krijuar me Indrin në “Ferma VIP”.

May 25, 2026


Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo tregoi se ka zgjedhur të mos jetë pjesë e Prime-it të sontëm, pasi sipas saj ka kuptuar përmbajtjen e letrës dhe mënyrën se si është kërkuar prania e saj në emision.

Vanesa theksoi se gjatë gjithë kësaj kohe ka pritur që “hijet e dyshimit të vërtetohen”, ndërsa shtoi se nuk ka premtuar asnjëherë se do të ishte prezente në spektaklin e sotëm.

Në reagimin e saj, ajo përmendi edhe Klevisin dhe Sarën, duke deklaruar se nuk ka pranuar të bëjë një ballafaqim dhe se “askush nuk mund të bëjë lojë nën petkun e vajzave”. Në fund, Vanesa falënderoi të gjithë mbështetësit për përkrahjen dhe mirëkuptimin.




Source link