Niveli më i ulët i mashkullit që mund të dalë në televizor
1
“Nuk ta kam ndjerë mungesën dhe pa ty jam ndjerë më i lië”. Këto ishin disa nga rreshtat që Indri i “vuri kapak” raportit me Vanesën, ndërsa theksoi se letrën e ka shkruar me vullnetin e tij të lirë.
Indri më tej shprehu hapur se ka pëlqim për Klevisën. Kjo e fundit theksoi se mes saj dhe aktorit ka pasur një afrimitet miqësor, por shtoi se pas kësaj deklarate do të ndryshoj qëndrim.
“Afrimitetin me Indrin nuk e kam pasur me qëllim të keq. Nuk e prisja fare e nuk di çfarë të them”, tha Klevisa.
Për Sarën, Indri është niveli më i ulët i mashkullit që të dalë nëntelevizor, teksa e akuzon atë edhe si një manipulator.
“Je niveli më i ulët i mashkullit që mund të dalë në televizion. Je manipulator. Do kishe dalë atë ditë si njeri, por po del ashtu siç je. Indri siç është tallur javë me Vanesën mund të priste sa të dilte e tja thoshte, por e kishte me nxitim me Klevisën. Nuk po i afrohemi më, se këtij i ndërrojnë pëlqimet një herë në dy javë”, tha Sara.