Mali tregon se kush janë miqtë e tij pas mbarimit të “Big Brother VIP 5”
1
Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Mali, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komanin.
Ai ka folur për projektet e tij muzikore, për jetën pas mbarimit të reality show-t dhe raportin q ka me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai tregoi se me personat që ka qëndruar kur ka qenë brenda në shtëpinë e BBV, takohet dhe mban komunikim edhe jashtë.
Pjesë nga intervista:
Ke marrë shumë mesazhe nga vajzat?
Kam marrë
Pra, kanë parë te ty një djalë të sjellshëm, të kujdesshëm, që kthen përgjigje kur duhet.
Shumë bukur
Të përshkrova mirë? Po jap cilësitë e tua që pashë në Big, jam gabim? Jo. Ke patur shumë komente të mira kënga dhe ke patur shumë suport nga miqtë e tu brenda shtëpisë së Big Brother. Vazhdon të kesh të njëjtin miq apo janë shtuar dhe të tjerë rrugës?
Të njëjtit miq por janë shtuar dhe rrugës.
A është dikush prej tyre që ndoshta brenda shtëpisë nuk ke patur ndonjë marrëdhënie shumë të afërt, por ndoshta tani pas daljes keni parë gjëra të tjera në karakterin e njëri-tjetrit dhe mund të jeni afruar?
Me të njëjtin që kam qëndruar brenda, po rri dhe jashtë.
Pra Ardit, Stenaldo, Nikol, kaq?
Stine, Armir, Alesio, Flori.