Lamine Yamal i shkruan bukuroshes shqiptare

May 25, 2026


Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka qenë personi i fundit i njohur që i ka shkruar në rrjetet sociale influenceres shqiptare, Almira Azemi.

Detajet janë zbuluar nga vetë ajo gjatë një interviste në emisionin “Spicy Show” me moderatorin Toney.

E pyetur për emrin më të famshëm që ka pasur në kutinë e mesazheve në Instagram, 23-vjeçarja ka hezituar në fillim, duke thënë vetëm se bëhej fjalë për një personazh të përmasave ndërkombëtare.

Pas disa pyetjeve nga moderatori, i cili fillimisht zbuloi se personi ishte futbollist dhe më i ri në moshë se ajo, Almira ka konfirmuar emrin e Lamine Yamal.

Influencerja pranoi se mesazhi nga futbollisti e ka befasuar, por sqaroi se komunikimi mes tyre ka qenë tërësisht normal dhe miqësor, pa kaluar në premisa të tjera. Aktualisht, sulmuesi i Barcelonës është në një lidhje publike me influenceren Ines Garcia.



Source link