Hygerta fshin postimet e “BBVK”-së, mban veç dy kujtime
2
Finalistja e sezonit të katërt të “BBVK”-së, Hygerta Sako, ka fshirë të gjitha fotografitë që ia kishin publikuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Ajo ka vendosur që t’i ruajë veç dy prej tyre, ditën kur ka hyrë në këtë format si edhe atë kur ka qenë pjesë për herë të fundit, shkruan Indeksonline.
Moderatorja ka bërë postime të shumta nga përditshmëria e saj duke qenë ndër emrat më të komentuar pas përfundimit të këtij formati.
Kujtojmë se Sako është nënë e një vajze, të cilën nuk e ekspozon shpesh në rrjet.
