Sara Gjordeni në pritje të ëmbël, konfirmon shtatzëninë e dytë live në emision
45
Episodi i parë i sezonit të ri të “She’s on Top” nisi me emocione dhe surpriza për publikun. Përveç hyrjes zyrtare të vajzave në garë, vëmendjen më të madhe e mori moderatorja Sara Gjordeni.
Vetëm pak çaste para se të prezantonte konkurrentet në skenë, Sara ndau me publikun një lajm të veçantë nga jeta e saj personale. Ajo konfirmoi se është në pritje të fëmijës së dytë me partnerin e saj, këngëtarin Bardhi.
Lajmi u prit me entuziazëm nga publiku dhe të pranishmit në studio, ndërsa çifti po përjeton një tjetër moment të bukur në historinë e tyre të dashurisë, e cila nisi gjatë eksperiencës së përbashkët në “Big Brother”.
Ky sezon i “She’s on Top” vjen nën moderimin e Sara Gjordenit, ndërsa pjesë e jurisë janë Françeska Rustem dhe Niko Komani. Në episodin e parë morën pjesë edhe të ftuarit specialë Brikena Selmani dhe Mateo Borri.