Merr fund miqësia e Elijonës dhe Kushtrimit? Veprimi s’kalon pa vëmendje
13
Miqësitë e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova shpesh kalojnë nëpër faza të ndryshme pasi banorët kthehen në jetën e tyre të përditshme. Duket se një fat të ngjashëm po kalon edhe raporti mes Kushtrim Kelanit dhe Elijonës, dy ish-banorëve të edicionit të katërt që spikatën për afërsinë e tyre gjatë qëndrimit në format.
Gjatë javëve të tyre brenda shtëpisë, Kushtrimi dhe Elijona treguan se kishin një miqësi shumë të mirë dhe kalonin një pjesë të madhe të kohës bashkë. Ata madje arritën të kthejnë sërish në një trend viral këngën e njohur të Labinot Tahirit, “Zemra e re”, duke krijuar një moment simpatik që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Megjithatë, pavarësisht atyre momenteve, dinamikat jashtë shtëpisë me sa duket kanë ndikuar në këtë raport.
Së fundmi, detaji që nuk u ka shpëtuar syve të ndjekësve të tyre të vëmendshëm lidhet pikërisht me rrjetet sociale. Një kërkim i thjeshtë në llogaritë përkatëse në Instagram tregon se dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin. Siç e dëshmon edhe kërkimi në profilin e këngëtarit, emri i Elijonës nuk figuron më në listën e personave që ai ndjek, dhe e njëjta gjë vlen edhe për llogarinë e saj.

Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një keqkuptim të momentit mes ish-banorëve apo nëse miqësisë së tyre i ka ardhur vërtet fundi tani që përballen me realitetin jashtë. Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me këtë zhvillim.