Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni

May 23, 2026


Një shtetas shqiptar 55 vjeç ka humbur jetën në një aksident në vendin e quajtur “Pirgos Ilias ” në Peloponez.

Sipas policisë greke,55 vjeçari Fatmir Dyrmishi po lëvizte me një bicikletë në një kryqëzim në hyrje të qytetit. Në rrethana ende të pa njohura, ai u godit nga një kamion duke marrë plagë të rënda.

Top Channel raporton se shqiptari, u dërgua në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ndërkohë që policia po heton rrethanat e aksidentit. Për momentin është shoqëruar drejtuesi i kamionit.

Viktima banonte i vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familja e tij jeton në Shqipëri.




Source link