“Unë vuaj…” – babai i Indrit habit me deklaratën prekëse për të birin (VIDEO) – ekskluzivet – Kape Lajmin

May 22, 2026








Pas eliminimit të Vanesa dhe afrimitetit që Indri ka treguar me banoren e re brenda fermës, vëmendja është përqendruar edhe te reagimet e familjarëve të tij.

 

Sot, i ftuar në një emision në Vizion Plus, babai i Indrit është pyetur nga moderatorja se si e sheh rrugëtimin e të birit në Ferma VIP.

Përgjigjja e tij ka qenë e shkurtër, por shumë emocionuese.

 

“Unë vuaj… kam përshtypjen se edhe ai vuan,” – u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se po e ndjek me emocion të madh eksperiencën e djalit të tij brenda fermës.

Deklarata ka prekur menjëherë ndjekësit e formatit, të cilët kanë komentuar gjendjen emocionale të Indrit pas largimit të Vanesës dhe ndryshimeve të fundit në dinamikat e shtëpisë.

Ndërkohë, afrimiteti i tij me banoren e re vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale, duke sjellë reagime të shumta nga publiku.




Source link