Më në fund shfaqet Platori pranë prindërve dhe Tringes
23
Si rrallëherë, Plator Abazi është shfaqur pranë prindërve të tij, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, si dhe bashkëshortes së tij, Tringa.
Paraqitja e përbashkët ka tërhequr vëmendje, duke qenë se ai zakonisht qëndron larg ekspozimit publik.
Platori njihet si një person që nuk preferon të jetë shpesh pjesë e paraqitjeve mediatike apo të ekspozohet në publik. Ai ka zgjedhur të mbajë një profil më të rezervuar krahas emrave të njohur të familjes së tij, shkruan “Kosovarja”.
Ai është djali i çiftit të njohur të muzikës, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, të cilët prej vitesh janë pjesë aktive e skenës muzikore shqiptare. Këtë herë, familja u shfaq së bashku në një moment të rrallë publik.
