Vajza e Michael Jackson fiton gjyqin që i sjell mijëra dollar
1
Paris Jackson ka fituar një betejë ligjore ndaj pasurisë së babait të saj, Michael Jackson, pasi një gjykatës në Los Angeles vendosi që 625 mijë dollarë të kthehen në pasuri.
Gjykata hodhi poshtë pagesat “bonus” të bëra në vitin 2018 për ekzekutorët John Branca dhe John McClain, duke vlerësuar se ato nuk ishin të justifikuara mjaftueshëm.
Paris Jackson e cilësoi vendimin si një fitore të madhe për familjen Jackson, ndërsa avokatët e ekzekutorëve thanë se do ta respektojnë vendimin e gjykatës.