Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar

May 14, 2026


18 minatorë të minierës “Trepça” të ndërrimit të tretë vazhdojnë të jenë të ngujuar, si pasojë e problemeve më rrymë.

Deri te ngujimi i tyre ndodhi për shkak të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike në njësisë biznesore miniera me flotacion “Trepça” Stan- Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan-Tërg.

Sipas fotove shihet edhe një pjesë e djegur e trafos.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për të sanuar problemin.






Source link