Ish-fermeri Ervin Kapaj ka bërë deklarata të forta gjatë një interviste për Vip Magazine, ku është shfaqur mjaft i revoltuar ndaj mënyrës se si, sipas tij, po trajtohet Moza Ahmeti nga fermerët e tjerë.
Kapaj ka lënë të kuptohet se pas gjithë situatës fshihet një e vërtetë që publiku ende nuk e di, duke ngritur pikëpyetje të shumta dhe duke ndezur debat të madh në rrjet.
“Pse nuk po thuhet e vërteta?”, është pyetja që ish-fermeri ka ngritur publikisht, ndërsa me tone të ashpra ai kritikoi sjelljet dhe reagimet që kanë shpërthyer ndaj Moza Ahmetit.
Deklaratat e tij kanë tronditur ndjekësit e emisionit dhe kanë sjellë reagime të shumta, me publikun që tashmë pret të zbulohet “e fshehta e madhe” për të cilën foli Kapaj LIVE. Ndiqeni videon në vazhdim: