Mozës i shkon një dron, shpërthen në lot
18
Emocione janë shënuar sot në “Ferma VIP” pas një surprize që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Një dron u shfaq papritur në qiellin mbi fermë, duke sjellë një mesazh të ngrohtë mbështetjeje nga këngëtarja ikonike Parashqevi Simaku dhe biznesmeni Elton Ilirjani.
Për poetën, ky nuk ishte thjesht një mesazh inkurajues për lojën, por një moment reflektimi i thellë mbi lirinë, vështirësitë e jetës dhe guximin për të qenë gjithmonë vetvetja në një botë shpesh plot paragjykime.
E mbingarkuar nga emocionet e momentit dhe tejet e befasuar, Moza e cilësoi këtë gjest si një kryevepër të vërtetë, duke shprehur mirënjohje të thellë për dyshen dhe dëshirën e madhe për të realizuar një projekt të përbashkët në të ardhmen.
Ajo e vlerësoi lart Eltonin për mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë figurës së Parashqevisë, duke përcjellë një mesazh fuqizues për të gjithë: sfida më e madhe dhe më e bukur e njeriut është të qëndrojë i vërtetë para botës, pavarësisht se ku e përplas jeta apo sfidat që kalon.
Me një energji të pafshehur, ajo e dha mesazhin e saj me zemër në dorë:
“I love you! Të dua! Të dua! O Zot çfarë kryevepre, jeni të dy. Ndoshta takohemi një ditë e bëjmë një projekt bashkë. Nuk e ke idenë Elton çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevi Simakun që e ekspozove. Që nuk është turp fare me jetu në metro, që nuk është turp fare me qenë ai që ndihesh. T’ia bësh sfidë burrit, botës, fëmijës, duke qenë ajo që je! Parashqevi të dua, je e paarritshme! Ke besuar çmendurisht në iluzionet e tua! Të dua fort! Nuk ka gjë më të bukur se thellësia e njeriut. Elton, o gjeni”.
Mimoza që prej futjes në këtë format ka marrë një sërë mbështetjesh nga ajri nga fytyra të njohura të skenës muzikore shqiptare.
@fermavip.vizionplusDron për Mozën nga Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku