Ka diçka për për të thënë për Mozën

May 13, 2026


Darti Malaj, bashkëshorti i fermeres Sara Karaj, ka folur për herë të parë gjerësisht mbi rrugëtimin e partneres së tij në “Ferma VIP”.

I ftuar në emisionin “Living Day” në Vizion Plus, pedagogu ka ndarë prapaskenat e bisedave para hyrjes së Sarës në reality show, si dhe ka ngritur një shqetësim të fortë lidhur me bullizmin dhe gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.

Malaj u shpreh krenar që Sara ka arritur të ruajë karakterin e saj pa u tjetërsuar brenda lojës. Ai zbuloi se para se ajo të bëhej pjesë e formatit, kishin diskutuar mbi mënyrën se si do të pozicionohej.

“Ne kemi biseduar disi edhe për mënyrën se si ajo do luante, ose se cila anë e karakterit të saj do të ishte më dominante aty. Kërkesa për protagonizëm është një gjë që ajo e kërkon dhe e bën natyrshëm. Në lojë, nga fermerët e tjerë nuk pëlqehet shumë kjo gjë,” – shpjegoi ai.

Përtej lojës, Darti ka prekur një temë mjaft të ndjeshme: impaktin e komenteve negative te familjarët jashtë. Ai theksoi se të dyja familjet po e përjetojnë shumë keq situatën dhe i bëri një thirrje të fortë “njerëzve pas tastierës”.

“Të gjithë ata që janë pas tastierës… sot janë të vegjël në moshë, por nesër do jenë prindër. Duhet ta mendojnë në lëkurën e tyre. Pse duhet të jemi një nga vendet me bullizmin më të lartë online? Nuk çuditem që po përmendet aq shumë familja, mbiemri, bashkëshorti. Gjë që nuk është fare normale,” – theksoi Malaj, duke vlerësuar familjen dhe karrierën e shëndetshme që kanë ndërtuar.

Pjesa më e vështirë për t’u përtypur, sipas tij, kanë qenë komentet e rënda mbi pamjen fizike të Sarës (body-shaming), veçanërisht pas shtatzënisë.

Ai e cilësoi “skandaloze” gjuhën e përdorur nga gra dhe nëna të tjera në rrjet për peshën e saj.
Këtë fenomen ai e lidhi edhe me dinamikat brenda shtëpisë, duke përmendur drejtpërdrejt shkrimtaren Mimoza Ahmeti, e cila ka qenë shpesh në qendër të debateve me Sarën.

“Unë e di sa shumë e ka vuajtur. Është një reflektim i vuajtjeve të saj… fakti që ka qenë e shëndetshme në shtatzëni dhe pas saj nuk ia doli dot të dobësohej. Moza e ka karakter të saj që trajton shumë çështjen e pamjes. I ka thënë Sarës: ‘pufkë, faqe petull, shih si është, shih si bën’. Pra, është një individ që komenton pamjen,” – përfundoi Darti, duke dalë në mbrojtje të plotë të partneres së tij.



Source link