Engjëllusha Salihu shtatëzënë, jep lajmin e ëmbël (VIDEO) – Ora Info
Engjëllusha Salihu ka ngjallur vëmendje te ndjekësit me një paralajmërim për projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet sot në orën 15:00.
Në pamjet e publikuara në Instagram, këngëtarja shfaqet në një ambient pranveror duke mbajtur një shportë me rroba për bebe, detaj që ka nxitur menjëherë aludime në rrjete sociale.
Ajo dëgjohet gjithashtu duke thënë: “A do të jem nëna më e mirë në botë?”, ndërsa në përshkrim ka shkruar “Pritja e ëmbël” me një zemër të kaltër.

Këto elemente kanë bërë që fansat të pyesin nëse projekti i ri mund të jetë një mënyrë për të zbuluar një lajm personal, apo thjesht pjesë e konceptit të videoklipit.
Engjëllusha dhe partneri i saj Mërgimi u martuan në verën e vitit 2025, ndërsa mbetet të shihet në publikimin e këngës nëse bëhet fjalë për një histori artistike apo një konfirmim të mundshëm.