Vetëvrasje në Piranë të Prizrenit – gruaja gjendet pa shenja jete pranë armës
1
Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete, mëson Sinjali.
Ngjarja është raportuar sot, rreth orës 12:05, nga bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar Policinë se gruaja e tij dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë hasur në viktimën L.A., rreth 43-vjeçare, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.
Sipas informacioneve fillestare, pranë trupit është gjetur edhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur nga viktima.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të stacionit dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë siguruar vendin dhe kanë nisur ekzaminimet.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa për detaje shtesë pritet raporti i mëtejmë nga autoritetet kompetente.