TRAGJIKE/ U përplas nga një automjet, ndërron jetë në spital kembesori – Lajme Big Brother Vip
Ndërron jetë këmbësori 80-vjeçar që u përplas nga mjeti tip “Benz”, në fshatin Udënisht të Pogradecit.
Mësohet se i ndjeri u dërgua menjëherë në Tiranë pas aksidentit, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda dhe traumës, edhe për shkak të moshës së thyer, teksa ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të kryeqytetit sot (1 Maj).
“Rreth orës 14.15, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht, automjeti me drejtuese shtetasen E. K., dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njoftoi policia pak minuta pas ngjarjes.
Policia Rrugore vendore vijon hetimet për zbardhjen e shkakut dhe dinamikës, teksa ka nisur procedim edhe për drejtuesin e mjetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të pasdites së sotme. Në timonin e veturës mësohet se ka qenë një grua, që po hetohet nga uniformat blu.
Në vendngjarje, nga pamjet e siguruara, dallon edhe një kasketë (kapele) e të moshuarit që mbeti viktimë.