Rogerti i kthen përgjigje Selin pasi tha se mund ta hedhë në gjyq!
Drama mes fitueses së “Big Brother”, Selin Bollatit, dhe Rogertit po vazhdon ende edhe jashtë shtëpisë së BBVIP.
Gjithçka nisi pasi Rogerti u bë viral në një club duke kënduar vargjet “ala-ja Selina, ala-ja Dubai”, një frazë që më pas e ktheu në një këngë të vërtetë në bashkëpunim me reperin e njohur, Don Phenom.
Kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Selin, e cila gjatë një interviste të fundit në emisionin “Goca dhe Gra” la të kuptohej se ishte orientuar nga njerëzit për ta hedhur në gjyq për përdorimin e emrit të saj, megjithëse u shpreh se nuk kishte ndërmend ta ndërmerrte këtë hap duke u shprehur se ka një Zot lart që sheh.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në podcast-in e moderatores Ilnisa Agolli, Rogerti është pyetur drejtpërdrejt për këtë çështje.
Ilnisa i kujtoi atij intervistën ku flitej për një përballje të mundshme ligjore për shkak të këngës së fundit.
Me një qetësi dhe ironi, Rogerti gjeti një “shteg” për t’u justifikuar, duke argumentuar se ai nuk ka përdorur specifikisht emrin e saj në projektin muzikor:
“Selin e ka Selin Bollati, jo Selina. Dhe Selina domethënë kur ta google-ojnë, domethënë dritë (light) në Arabi,” – u shpreh ai, duke u përpjekur ta zhveshë këngën nga çdo dedikim personal.
I pyetur nga lInisa nëse e tremb ideja që kjo vajzë mund ta dërgojë realisht në gjykatë, Rogerti u tregua i prerë dhe mjaft moskokëçares për pasojat:
“Unë i them atyre paçi fat, edhe shihemi në gjykatë. Shihemi në gjykatë moj motër,” – deklaroi ai me bindje.
Më tej, për ta mbyllur me humor, ai paralajmëroi një “show” të vërtetë nëse përballet me drejtësinë, duke e sfiduar hapur situatën:
“Në gjykatë? Duke qesh dhe duke kërcy këngën. Tani ё të jemi të pastër… edhe gjyqtarin kam për ta bërë për të kërcy me mu,” – përfundoi Rogerti mes të qeshurave n studio.