Marrëdhënia mes Vanesës dhe Indrit në “Ferma VIP 3” po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga ngjarjet më të ndjekura dhe më të komentuara të këtij edicioni.
Pas një fillimi të mbushur me paqartësi dhe refuzime, duket se tani dyshja nuk po mund të qendrojë më larg njëri-tjetrit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, pasi theu çdo barrierë dhe e la veten të lirë, Indri vendosi t’i japë një mundësi të vërtetë njohjes me Vanesën, një vendim që u “vulos” me puthjen e tyre të parë në buzë.
Tashmë që gjërat janë më të qarta, afërsia e tyre është rritur ndjeshëm dhe Vanesa duket se është më e lidhur se kurrë me të.
Mbrëmjen e djeshme, ndërsa të dy ndodheshin në dhomë, ajo është parë duke e përqafuar Indrin fort.
Në një moment mjaft të ëmbël dhe lozonjar, Indri e ka ngacmuar duke i thënë me shaka: “Më lër rehat të lutem, seriozisht”.
Por, pavarësisht kësaj, Vanesa nuk ka pranuar ta lëshojë, duke treguar qartë se nuk ka më ndërmend të mbajë asnjë lloj distance nga partneri i saj në këtë aventurë televizive.