Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari, prindër për herë të parë

May 1, 2026


Larg zhurmës dhe në privatësi të plotë, Lori Hoxha ka hyrë në një kapitull të ri. Ajo dhe partneri i saj, Vis Bajraktari, janë bërë prindër për herë të parë. Burime të sigurta konfirmojnë për Anabel se Lori ka sjellë në jetë një djalë.

Si gjithmonë, Lori ka zgjedhur ta mbajë këtë moment të rëndësishëm larg vëmendjes publike, zgjedhje që e ka karakterizuar gjithmonë në raport me jetën personale.

Megjithatë, prej muajsh nuk kishin munguar aludimet. Në mars të këtij viti, një foto e publikuar me motrën e saj, Sara Hoxha, tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Edhe pse e veshur me rroba të gjera dhe në ngjyra të errëta, një detaj i vogël u bë menjëherë pjesë e diskutimit: shishja e ujit që mbante në dorë dukej sikur “pengohej” nga një bark i rrumbullakosur.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë nga fakti që, në disa versione të fotos me ndriçim më të lartë, forma e barkut dukej më e theksuar.

Në dhjetor 2025, Lori u shfaq për herë të parë publikisht me bashkëshortin, pas lajmeve për martesën e tyre. Dyshja morën pjesë në përvjetorin e 10-të të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku u panë të ulur pranë njëri-tjetrit, së bashku me Sara Hoxhën dhe figura të tjera publike, duke shënuar një nga daljet e rralla të përbashkëta./Anabel






Source link