Gjimnazi në Drenas mirëpret Dr. Ilir Kurtishin për ligjëratë mbi orientimin në karrierë

May 1, 2026


Sot, gjimnazi ynë pati nderin dhe privilegjin të mirëpresë në ambientet e shkollës Dr. Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Vizita e tij u realizua në kuadër të aktiviteteve për orientimin në karrierë të nxënësve maturantë.

Ky organizim erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet psikologes së shkollës, e cila ka identifikuar interesat e nxënësve për orientim profesional, drejtorit të shkollës, z. Naim Doberdonali, si dhe Këshillit të Nxënësve. Falë këtij koordinimi, nxënësit patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë me temën “Orientimi në Karrierë”, ku u ndanë përvoja dhe këshilla të vlefshme nga një profesionist i fushës së mjekësisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Dr. Kurtishi theksoi dimensionin human të profesionit të mjekut, duke e cilësuar atë si një mision në shërbim të jetës dhe shëndetit të njerëzve. Ai ndau përvojën e tij shumëvjeçare dhe inkurajoi të rinjtë që të ndjekin rrugën e tyre me përkushtim dhe përgjegjësi.

Nxënësit treguan interes të madh, duke parashtruar pyetje të ndryshme që lidhen me studimet, sfidat dhe mundësitë në fushën e mjekësisë. Diskutimi u vlerësua si shumë i dobishëm, veçanërisht për ata që synojnë të vazhdojnë studimet në këtë drejtim.

Shkolla jonë mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të mbështetur nxënësit jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në zhvillimin e tyre personal, social dhe profesional, duke ofruar aktivitete që i ndihmojnë ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre me siguri dhe vizion.






Source link