Çifti tenton për 4 vite të ketë fëmijë, zbulimi i mjekëve i lë pa fjalë: Kanë bërë seks…

May 1, 2026


Një histori e pazakontë ka dalë në dritë nga Kina, ku një çift i ri, pas katër vitesh përpjekjesh për të pasur një fëmijë, zbuloi se kishte bërë një gabim thelbësor.

Gruaja dhe burri, të cilët kanë mbetur anonim dhe janë të moshës 24 dhe 26 vjeç, vendosën që të kërkonin ndihmë profesionale.

Edhe pse kishin marrëdhënie të rregullta, gruaja rezultoi ende e virgjër gjatë kontrollit mjekësor, shkruan “Daily Star”. Ajo kishte përjetuar dhimbje të vazhdueshme, por kishte duruar me shpresën për të mbetur shtatzënë.

Obstetrja Liu Hongmei tha se çifti ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por për shkak të presionit nga familja dhe mungesës së një shtatzënie, vendosën të kërkonin ndihmë.

Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët zbuluan se çifti kishte kryer marrëdhënie në mënyrë të gabuar për vite me radhë, çka shpjegonte pse shtatzënia nuk kishte ndodhur.

Pas këshillimit dhe udhëzimeve nga specialistët, situata ndryshoi. Vetëm pak muaj më vonë, çifti njoftoi se më në fund po prisnin një fëmijë.






Source link