Vdes punëtori pasi u godit aksidentalisht nga një kamion

April 30, 2026


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:55 në fshatin Meqë të Gjakovës, ku dyshohet se një punëtor ka vdekur pasi është goditur nga një kamion.

Lidhur me ngjarjen për Klankosova.tv, detaje ka dhënë Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

Krasniqi tha se ishte pranuar informata për një incident.

“Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor (mashkull i moshës madhore), i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të”, deklaroi Krasniqi.

Tutje, ajo bëri me dije se në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë, por që personi në fjalë veçse kishte vdekur.

“Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, theksoi ajo .






Source link