Çfarë fshihet pas shpërfytyrimit të Ilir Metës?! Ekspertja zbulon arsyet

April 30, 2026


Pamjet e ish-presidentit Ilir Meta nga seanca e tij e fundit gjyqësore kanë bërë xhiron e rrjetit brenda pak orësh.

Transformimi i tij drastik, zverdhja në fytyrë dhe dobësimi i theksuar kanë ngritur një pikëpyetje të madhe te publiku dhe mediat: Çfarë po ndodh vërtet me të pas hekurave?

Për të hedhur dritë mbi këtë ndryshim drastik, ekspertja e bio-kozmetikës, Anxhela Panxhi, e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, ka bërë një analizë të gjendjes së ish-kreut të shtetit, duke zbuluar faktorët që çojnë në një pamje të tillë.

Sipas ekspertes, zverdhja dhe rënia fizike nuk lidhen domosdoshmërisht me kequshqyerjen, por me një goditje të fortë të shëndetit mendor dhe mungesës së faktorëve bazikë jetësorë, si drita e diellit.

“Mungesa e diellit, presioni psikologjik… Ka jetuar në kushte që normalisht ai nuk do ishte, është thjesht nga rrethanat. Ana psikologjike është numri një, sepse po prezumoj që i kanë dhënë ushqime të mira… Megjithatë, kjo pamje jep idenë e një personi që ka qenë në kushte të vështira psikologjike dhe ka nevojë për ndihmë psikologjike, para se të ketë nevojë për atë fizike,” – shpjegoi Panxhi.

Mosha dhe stresi i grumbulluar janë një kombinim i rrezikshëm. Panxhi ngriti dyshimet se qëndrimi në qeli dhe ngarkesa emocionale mund të kenë rizgjuar ose rënduar probleme të tjera shëndetësore që ish-presidenti mund të ketë pasur.

“Ndoshta dhe për shkak të moshës mund të ketë edhe sëmundje kronike të cilat mund të jenë intensifikuar,” theksoi ajo.

Ky transformim i frikshëm brenda një kohe kaq të shkurtër nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetarët, duke shkaktuar një valë të madhe hamendësimesh, por edhe një lloj keqardhjeje njerëzore.

Ekspertja e mbylli fjalën e saj duke theksuar se tronditja e publikut është e justifikuar:

“Sigurisht hamendësimet fillojnë e zënë vend. Edhe empatia, njerëzit do ta shfaqin atë qoftë edhe ndaj një personi që mund të mos e kenë pëlqyer.”



Source link