Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
3
Dy persona janë plagosur me thikë në “Golders Green” në veri të Londrës, pasi një burrë me thikë u pa duke vrapuar në rrugën kryesore.
Sipas BBC-së, i dyshuari po përpiqej të godiste me thikë hebrenjtë në atë zonë.
Shomrim, organizata e sigurisë së komunitetit hebre, tha se ata reaguan menjëherë dhe arrestuan një të dyshuar, transmeton IndeksOnline.
Ata thanë se policia mbërriti më pas dhe e qëlloi me “taser” një burrë i cili është arrestuar.