Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

April 29, 2026


Aktori i humorit, Vedat Bajrami ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale.

Këtë herë, ai ka ironizuar me situatën politike, më konkretisht dështimin për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, shkruan IndeksOnline.

Ai ka publikuar një fotografi të përbashkët me aktorin Osman Azemi, të realizuar vite më parë.

“Presidentet e ardhshme”, ka shkruar ai krahas kësaj fotografie.

Vlen të kujtojmë se, qytetarët e Kosovës do të detyrohen t’u drejtohen kutive të votimit sërish. Më së largu më 7 qershor, pritet të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Kjo meqë kuvendi ka dështuar ta zgjedhë presidentin e ri edhe pas afatit 34-ditor të Gjykatës Kushtetuese që përfundoi mbrëmë në mesnatë.






Source link