Pas dështimit për presidentin, VV e lidh sërish opozitën me Listën Serbe

April 29, 2026


Ish-shefja e grupi parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka akuzuar partitë opozitare për bojkotim të procesit të zgjedhjes së presidentit duke i ndërlidhur ato me Listën Serbe.

Përmes një postimi në Facebook, tha se partitë opozitare refuzuan të gjitha përpjekjet e partisë së saj për të zgjedhur presidentin e vendit, raporton KlanKosova.tv.

“Secilit propozim të LVV-së, opozita iu përgjigj me refuzim. Përpjekja jonë për të shmangur zgjedhjet e parakohshme dhe të panevojshme hasi në një bllokadë të pakapërcyeshme. Në vend të angazhimit konstruktiv, pamë vetëm refuzim dhe mungesë vullneti për zgjidhje.

Kontradiktat e tyre dolën qartë në shesh. Nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe pamë refuzim ndaj propozimeve tona, refuzim për të marrë pjesë në votim, refuzim ndaj kandidatëve si Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, si dhe ndaj figurave konsensuale si dr. Feride Rushiti dhe prof. Hatixhe Hoxha”, ka shkruar Nagavci.

Kujtojmë se legjislatura e dhjetë e Kuvendit dështoi të zgjedhë presidentin e ri të vendit në afatin kushtetues, teksa rrjedhimisht qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive zgjedhore brenda 45 ditëve.

Postimi i plotë:






Source link