Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3

April 29, 2026


Në “Ferma VIP 3”, raporti mes Indrit dhe Vanesës ka marrë një kthesë të shpejtë.

Vetëm një javë më parë, Indri ishte shprehur i pasigurt dhe jo gati për një lidhje, por gjatë spektaklit të së hënës ai pranoi hapur ndjenjat e tij për Vanesën. Pas kësaj, dyshja duket se i është dorëzuar plotësisht emocioneve.

Mbrëmjen e kaluar ata janë parë duke shkëmbyer puthje pasionante, ndërsa mëngjesi i sotëm ka vijuar në të njëjtën atmosferë romantike. Indri e ka zgjuar Vanesën me përqafime dhe puthje, duke konfirmuar afrimitetin e tyre brenda shtëpisë.






Source link