Ylli i “American Pie” zbulon se sa fitoi në OnlyFans, do të habiteni nga shifra!
21
Aktorja Shannon Elizabeth, e njohur më së miri për rolin e saj në filmin “American Pie”, ka zbuluar se sa ka fituar pasi hapi llogarinë e saj në platformën OnlyFans.
Duke folur për People, ajo tha se në javën e parë fitoi “më shumë se shtatë shifra”, edhe pse nuk poston përmbajtje plotësisht eksplicite në llogarinë e saj.
Një burim pranë aktores tha se ajo është “shumë e lumtur që tani ka kontroll dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me fansat e saj”.
Elizabeth hapi profilin e saj më 16 prill dhe në të njëjtën kohë paraqiti kërkesë për divorc nga Simon Borchert, me të cilin ishte martuar që nga viti 2021.
Sipas informacionit të raportuar nga People, ajo deklaron në profilin e saj se dëshiron të tregojë një anë të vetes “që nuk shfaqet në filma – më të gjallë, spontane dhe plotësisht të paplanifikuar”.