Të pandashëm edhe pas Big Brother – Mateo dhe Brikena kalojnë kohë bashkë – Ora Info
Kanë kaluar pak ditë që nga përfundimi i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Ndërkaq, ish-konkurrentët po vazhdojnë të jenë aktiv në rrjete sociale, për të ndarë me fansat angazhimet e tyre apo edhe fotografi e video nga përditshmëria.
Një çift që u krijua brenda atyre mureve duket se po kalon kohë bashkë edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Bëhet fjalë për finalistin Mateo Borri dhe modelen nga Kosova, Brikena Selmani.
Ata janë parë shpesh e së fundmi shihen të lumtur teksa shfaqen nga makina.
Edhe pse ka pasur dyshime, siç shihet raporti i tyre po vazhdon mirë edhe pas Big Brother.

Kujtojmë se fituese në këtë edicion u shpall Selin Bollati, gjersa në vend të dytë u rendit Armir Shahini – Miri.