Tara e ka ditëlindjen, Blero vjen me postim emocional – Ora Info

April 27, 2026


Këngëtari i njohur kosovar Blero ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të ndjerë për vajzën e tij, Tarën, me rastin e ditëlindjes së saj.

Përmes një mesazhi të publikuar, ai ka ndarë fjalë plot dashuri dhe krenari për të bijën, duke e cilësuar atë si arsyen kryesore të lumturisë dhe motivimit në jetën e tij, shkruan Indeksonline.

“Urime ditëlindjen, Tara ime! Sot nuk festoj vetëm ditën kur ke lindur… festoj arsyen pse zemra ime rreh më fort çdo ditë. Ti je gjithçka për mua – drita ime, krenaria ime dhe forca që më shtyn me qenë më i mirë çdo ditë”, ka shkruar ai.

Blero ka theksuar se rritja e Tarës në një vajzë të fortë dhe të bukur është dhurata më e madhe për të, ndërsa çdo buzëqeshje e saj, sipas tij, ka më shumë vlerë se gjithçka tjetër.

Në fund të mesazhit, artisti i ka uruar vajzës së tij një jetë të mbushur me dashuri, lumturi dhe realizim të ëndrrave, duke shtuar: “Babi të don pafund, sot, nesër dhe gjithmonë”.





Source link