Për çudi, gruaja e YE del e veshur në publik
1
Kanye West u rishfaq për një mëngjes të rastësishëm me bashkëshorten e tij, Bianca Censori.
Reperi 48 vjeçar, e nisi ditën fuqishëm me gruan e tij arkitekte, 31 vjeçe, teksa ndaluan për pak ushqim të shpejtë në Denny’s në Los Angeles të shtunën.
Dyshja u kombinuan me veshje të errëta, ku Censori u vesh me një kostum me supe jashtë, të kombinuar me geta të shkurtra e të errëta dhe taka transparente me sandale, e cila ishte e habitshme pasi thuajse në çdo dalje dilte nudo.
Ndërsa po dilte nga restoranti, Censori u pa duke shkruar në telefonin e saj dhe duke mbajtur çelësat e makinës, ndërsa West e ndiqte nga afër.
Dyshja shijuan një natë jashtë në Chateau Marmont kur muzikanti u pa duke rregulluar kapuçin e xhaketës së tij.
Gjithashtu në këtë dalje ai kishte veshur një bluzë gri, të kombinuar me pantallona lëkure dhe atlete të zeza të trasha.
Dalja e tyre vjen menjëherë pasi West, i cili tani njihet me nofkën Ye, doli nga arratisja dhe çifti doli për herë të parë që kur atij iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të zemërimit për komentet e tij antisemite.
