Vjosa Osmani në takim me Lumir Abdixhikun!

April 25, 2026


Presidentja Vjosa Osmani pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një moment të ndjeshëm politik në vend, mëson Indeksonline

Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit në skenën politike, përfshirë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për tre emra të mundshëm për postin e presidentit, drejtuar Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Partisë Demokratike e Kosovës.

Në këtë kontekst, takimi Osmani–Abdixhiku pritet të fokusohet në koordinimin politik, qëndrimet e partive ndaj këtij propozimi dhe hapat e mëtejmë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme institucionale.






Source link