Osmani ndër emrat që i plotëson kriteret

April 25, 2026


Avokati Taulant Hodaj ka komentuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje që kërkoi nga opozita të propozojë tre kandidatë për president.

Ai në një postim në Facebook shkruan se një nga emrat që i plotëson kriteret për këtë pozitë është Vjosa Osmani.

“Megjithatë, ende ka hapësirë për zgjidhje. E shoh si një hap pozitiv sinjalin e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje për t’u tërhequr nga dy kandidaturat dhe për t’u hapur rrugë propozimeve nga opozita PDK dhe LDK. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur”.
“Kosova ka nevojë për një President/e, për një Kuvend funksional dhe për një Qeveri me mandat të plotë dhe kjo arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje politike minimale në interes të shtetit. Besoj që tre kandidatura serioze të propozuara nga opozita mund të gjenden pa vështirësi. Një nga emrat që i plotëson kriteret është Vjosa Osmani, por ka edhe figura të tjera të denja. Tani është momenti që opozita të gjithë të kontribuojmë në zgjidhje. Në fund të ditës, kjo është çështje e funksionimit të shtetit. Kaq pak besoj e meriton Kosova?”, shkruan mes tjerash ai, transmeton Klankosova.tv.






Source link