Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi fizikisht bashkëshorten
1
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht viktimën. Si pasojë e sulmit, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari është shoqëruar në polici, ku pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 24.04.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.