Momenti kur Lista Serbe lëshon Kuvendin pasi Haxhiu përshëndet vendimin për terroristët e “Banjskës”
1
Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u larguar nga salla në momentin kur po përshëndetej vendimi i drejtësisë për sulmin në Banjskë.
Largimi i tyre ndodhi pikërisht kur kryetarja e seancës, Albulena Haxhiu, mori fjalën për të vlerësuar punën e institucioneve të drejtësisë dhe dënimet kapitale të shqiptuara sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sapo Haxhiu filloi të fliste për dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviqit e Vladimir Toliqit, deputetët e Listës Serbe u panë duke u ngritur nga vendet e tyre dhe duke lënë sallën në mënyrë demonstrative.