“U shua institucioni i mendimit shqiptar”
1
Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një figurë madhore të mendimit shqiptar.
Në reagimin e tij, Shaqiri shkruan:
“U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashëri, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve!
Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë!
Lamtumirë, PROFESOR!”
Rexhep Qosja konsiderohej një nga mendimtarët dhe studiuesit më të rëndësishëm shqiptarë, ndërsa reagime të shumta nga figura publike po vijojnë pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.