Mateo rrëfehet pas finales së BBVA, çfarë i tha nëna për Brikenën?
Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borri, ka dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia, i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Ai ka folur hapur për lojën, strategjitë dhe sigurisht, për romancën e tij shumë të komentuar me Brikenën.
Mateo i ka hedhur poshtë akuzat se ka qenë i pavërtetë, duke u shprehur se i vetmi “as” nën mëngën e tij ka qenë sinqeriteti.
“Te unë nuk ekzistonte strategjia, kur kam ndjenja, janë ndjesi… Mateo Borri siç ka qenë brenda është dhe jashtë,” tha ai, duke “thumbuar” ata që sipas tij zgjodhën të viktimizoheshin apo përdorën fjalë të tepërta.
Ai zbuloi se parashikimi i tij brenda shtëpisë e shihte veten të parin, Selinën të dytën, Mirin të tretin dhe Rogertin të katërtin.
Kur vjen puna te dashuria, Mateo duket se është dorëzuar plotësisht: “Kam rënë brenda me Brikenën, i themi në të Elbasanit,” u shpreh ai me humor.
Ai zbuloi se fjalën “Të dua” ia ka shprehur për herë të parë në italisht tek dhoma e make-up-it, por ajo nuk e kishte besuar. Më pas, ky emocion u vulos live gjatë Prime-it kur ajo u eliminua.
Tashmë që janë jashtë, Mateo shprehet me shumë bindje për lidhjen e tyre: “Tani jam burrë i martuar… Ne tani që jemi bashkë flasim për të ardhmen.”
Për të mbyllur çdo aludim mbi reagimin e familjarëve, Mateo tregoi se nëna e tij është mbështetësja e tij më e madhe në këtë raport.
“Mami është dakord për çdo gjë timen. Mami më ka thënë është shumë e bukur, shumë e mirë. Nëse unë jam i lumtur, mami është e lumtur.”