E harroi Edin? Anisa Veseli nis një romancë të re
19
Anisa Veseli duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” është parë në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjete sociale, ku shfaqet pranë një partneri misterioz.
Në imazhet e publikuara, Anisa shihet mjaft e afërt me personin në fjalë, ndonëse ka zgjedhur t’ia mbulojë fytyrën, duke ruajtur identitetin e tij larg vëmendjes publike.
Edhe pse ende nuk dihet se kush është partneri, burime pranë saj lënë të kuptohet se Anisa po përjeton një periudhë të lumtur dhe të qetë në aspektin personal.
Kujtojmë që para kësaj lidhjeje, Anisa ishte shumë e komentuar për raportin me Edin, një lidhje që nuk zgjati shumë,shkruan Kosovarja.
