Pa marrëveshje për presidentin, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të përsëritura – thotë Kurti
2
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nëse Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja, vendi do t’i humbasë dhjetëra miliona euro për shkak se nuk do të funksionojë Parlamenti.
Para mediave, ai theksoi se nëse shkohet në zgjedhje të reja, nuk do të ketë zgjidhje, teksa paralajmëroi edhe dy të tjera pas tyre nëse nuk ka një dakordim për shefin e shtetit, raporton Klankosova.tv.
“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, së paku 10 milionë euro ato kushtojnë për organizimin e tyre nga KQZ. Nëse shkojmë në zgjedhje të reja për shkak se nuk funksionon Kuvendi i Kosovës, do t’i humbim dhjetëra milionë euro si shtet dhe nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje, meqenëse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, edhe pas atyre sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja meqenëse unë nuk e di se si mund t’i kemi 80 deputetë”, tha shefi i qeverisë.
Ai u shpreh se është e domosdoshme të ketë një marrëveshje për presidentin, derisa shtoi se ka qenë shumë bujar me partitë opozitare.