Aktori i “Portokalli”-së, Alfredo Shabani, ka zbuluar reagimin e finalistit Rogert Sterkaj ndaj imitimit të tij në spektakël.
Në një prononcim për gazetaren e Top Channel, Sara Hila, Shabani tregoi se takimi mes tyre ka qenë i sikletshëm, por i mbushur me vlerësim dhe humor nga ana e Rogertit.
E vetmja kritikë që Rogerti kishte ishte dialekti, zbuloi aktori i “Portokalli”.
Pyetja: Ti u bërë menjëherë personazh në “Portokalli” pikërisht me rolin e Rogertit. Tashmë që ai është jashtë shtëpisë, a ke mundur të komunikosh?
Alfredo Shabani: Ishte një nga gjërat më të sikletshme që kam kaluar ndonjëherë. Kur e takova i thashë: “Unë jam ai”. Më hodhi në qafë dhe më tha: “Bravo, e ke bërë shumë mirë. Përgëzime, vetëm dialektin ta kishe rregulluar pak dhe do ishe shumë perfekt.”