Analfabet, marre t’koftë çfarë mbiemri mbanë

April 21, 2026


Jeton Ramadani, i biri i heroit Agim Ramadani, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Gecit, pas deklaratës së tij që tha se fati i ish-presidentit Hashim Thaçi do të jetë i njëjtë me atë të Naim Murselit, i cili u dënua sot me burgim të përjetshëm.

Ramadani me anë të një postimi në ‘Facebook’ e quajti “analfabet” deputetin në fjalë, shkruan Insajderi.

“Kjo nuk është lidership. Është degradim. Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti. Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror”, tha më tej ai.

“Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje. Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua. Analfabet! Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë”.






Source link