I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja e opzitës
2
Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, thotë se Lëvizja Vetëvendosje “i ka votat e nevojshme” për zgjedhjen e presidentit, por sipas tij “opozita po bllokon” me mungesë në Kuvend për kuorumin e dy të tretave të deputetëve.
“Votat për presidentin janë. Vetëm duhet pjesëmarrja”, ka thënë Zulfaj në një intervistë për RTK.
“Nuk ka arsye që të bllokohet qeverisja dhe të tentohet që rezultati i zgjedhjeve në kuti të përmbyset përmes bojkotit”, u shpreh ai.
Zulfaj u bëri thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në seancë, edhe nëse votojnë kundër.
“Duhet të jesh në Kuvend ta shprehesh mendimin, për, kundër ose abstenim. Le të vijnë e të votojnë kundër”, tha ai.
Ai shtoi se opozita duhet të reflektojë për rolin e saj.
“Duhet reflektim prej opozitës… Spo ju lypet vota për”, deklaroi Zulfaj.