Çfarë mase do të merret për Elisa Spiropalin? Habit Taulant Balla me deklaraten (Video)

April 20, 2026


Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për Elisa Spiropalin, lidhur me mungesën e saj në Kuvend ditën e votimit për imunitetin e Belinda Ballukut.

Balla tha se në PS ka një rregull, që çdo fund sesioni bëjnë një analizë për punën dhe performancën e çdo deputeti, dhe sipas tij atëherë do të ketë dhe një vendim për deputeten e PS.

“Ne kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të performancës së çdo deputeti të PS, dhe kur të dorëzohet raporti, më pas kërkohet përmirësim pune apo çështje të tjera.

Zonja Spiropali nuk ka shprehur shqetësim në mbledhje të grupit të PS”, tha Balla.



Source link