Kunata e Selinit habit me deklaratën për çmimin, çfarë tha Greta?

April 19, 2026


Selin Bollati është fituesja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5”, duke kurorëzuar kështu një rrugëtim të gjatë me mbështetjen maksimale të publikut.

Por, teksa vëmendja është te planet e balerinës për çmimin e madh, një deklaratë e familjarëve ka marrë vëmendje.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Greta, kunata e Selinit, u pyet drejtpërdrejt nëse priste të përfitonte diçka nga çmimi në rast fitoreje.

Ajo e preu shkurt, duke hedhur poshtë çdo ide për interesa financiare. Sipas saj, i gjithë çmimi i takon Selinit për të ndërtuar të ardhmen dhe karrierën e saj:

Jo asnjë gjë, mjafton që ajo të jetë e lumtur, nuk ka vlerë leku. T’i ketë për familjen dhe veten e saj se është një vajzë e re që ka ëndrra.”

Një mesazh i qartë që tregon mbështetjen e pastër të familjes, duke theksuar se lumturia dhe ambiciet e fitueses së këtij edicioni janë shumë herë më të rëndësishme se ana monetare.



Source link